Kakavijë, hapet Zyra e Informimit Turistik
Agjensia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës dhe Bashkinë Janinë, inaguruan sot në pikët kufitare të Kakavijës një zyrë informacioni turistik. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhamo, kreu i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Bime si dhe kryebashkiaku i Janinës Filipos Filios. Kjo zyrë informimi do t’i vijë në ndihmë të gjithë turistëve që hyjnë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakvijës.
Ata mund të gjejnë aty informacion për vendet që mund të vizitojnë jo vetëm në Gjirokastër, por në të gjithë Shqipërinë, mund të tërheqin guida dhe broshura të ndryshme. Në fjalën e saj para mediave, Dhamo u shpreh se zyra të tilla informimi do të ngrihen edhe në pikat e tjera kufitare të vendit. Ndërkohë që dy kryebashkiakët, Bime dhe Filios vlerësuan bashkëpunimin dhe u angazhuan për intensifik të tij.