Kakavijë, kapen cigare dhe goma të përdorura kontrabandë

cigggDy raste të kontrabandës së mallrave në doganë, të cigareve dhe gomave të përdorura, janë goditur ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në një kontroll të ushtruar nga doganierët e pikës së hyrjes në autobusin me targa ZMK 5187 të shoqërisë “Joana Travel”, u gjetën dhe më pas sekuestruan 108 steka me cigare të markës “Marlboro”. Ky mall po tentohej të futej kontrabandë në territorin shqiptar, i padeklaruar më parë në doganë, ndërsa vlera e mallit të sekuestruar arrin në 11.550 euro.
 
Po ditën e sotme, në një tjetër kontroll të ushtruar në kamionin tip “Mercedez-Benz” me targa AA 389 AX, i cili transportonte sende personale, u gjetën 90 goma automjetesh të përdorura të padeklaruara nga ana e shoferit në doganë.
 
“Gomat e përdorura janë të ndaluara me ligj të hyjnë në territorin shqiptar. Ato janë sekuestruar nga ana e autoriteteve doganore të Kakavijës ndërsa subjekti përkatës që po i transportonte ato në drejtim të Shqipërisë është penalizuar”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
 
Ndërkaq, për mallin e sekuestruar nga ana e autoriteteve doganore, kanë filluar edhe procedurat operative./Shqiptarja.com

143614