Kakavijë, kapet 21-vjeçari shqiptar pjesë e mafias italiane
September 17, 2016
Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në doganën e Kakavijes, pasi ndaj tij ka urdhër arresti ndërkombëtar. Mësohet se shqiptari është pjesë e mafies italiane, anëtar i një organizate kriminale që merret me shfrytëzimin e prostitucionit.
21-vjeçari akuzohet se qëlloi me armë në Itali anëtarë të një organizate tjetër kriminale që po përpiqej të kontrollonte zona të shfrytëzimit të prostitucionit.
Pas krimit në shtetin italian, ai u arratis drejt Shqipërisë ku po qëndronte i fshehur. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga mediat greke, i cili tentoi sot që të arratisej drejt Greqisë.