Kakavijë, ndalohen 41 klandestinë nga Sudani dhe Siria
August 2, 2014
Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës janë ndaluar 41 klandestinë që vinin nga Siria dhe Sudani. Mes tyre janë edhe 7 gra dhe 2 fëmijë. Ata hynë në territorin shqiptar përmes Greqisë dhe kishin si destinacion Malin e Zi.
Pas kapjes nga policia shqiptare, ata janë kthyer pas tek pala greke. Kjo nuk është hera e parë që policia kufitare e Kakavijës ndalon klandestinë nga vendet afrikane, të cilët tentojnë të shkojnë në perëndim përmes Shqipërisë, Malit të Zi etj.