Kakavijë, ndalohen dy të rinj të fshehur poshtë sediljes së autobusit, tentuan të kalonin kufirin
Një autobus i transportit nga Shqipëria për në Greqi është ndaluar nga policia e vendit fqinj për trafik klandestinësh ndërsa në pranga kanë rënë dy drejtuesit e autobusit.
Ngjarja ka ndodhur në Kakavijë, ku policia greke ka bllokuar autobusin, pasi nga kontrollet e ushtruara janë gjetur të fshehur nën sedilje dy të rinj shqiptar, një mashkull dhe një femër 21 vjeçare, të cilët ishin pa dokumenta.
Sipas policisë, dy klandestinët pa dokumenta ishin fshehur nën sedilje, në një vend të krijuar enkas, për t’u fshehur.
Po ashtu pasaporta e 21 vjeçares, i është gjetur një pasagjeri tjetër 54 vjeçar, i cili gjithashtu dyshohet për përfshirje në trafik. Sakaq policia greke ka ndaluar dy drejtuesit e autobusit nën akuzën e trafikut të klandestinëve, ndërsa vijojnë hetimet për këtë ngjarje.