Kakavijë, ndalohen tre shtetas rumun me 6.4 kg flori
Policia kufitare në Kakavijë nisi procedimin penal ndaj tre shtetasve rumun, të cilëve iu gjet në makinë 6 kg e 456 gr e dyshuar si flori.
Pas procedurave të regjistrimit në Sistemin ’’TIMS’’, punonjësit e Policisë Kufitare Kakavijë e kanë kaluar automjetin në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar .
Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të ‘’Air Back’’ tek kroskoti i makinës janë konstatuar të vendosura në disa çorape bizhu dhe zinxhitë të dyshuar si flori.
Menjëherë u bë bllokimi i mjetit dhe i sendeve.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë i të tre shtetasve Rumunë: S. S , 41 vjeç, Dh.S , 27 vjeç dhe P. S , 46 vjeç
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër për veprën penale ‘’Mosdeklasim të hoolash dhe të sendeve me vlerë’’.