Kalaja e Libohovës si prikë e Ali Pashës për të motrën Shanisha
Kalaja e Libohovës, e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena ndërmjet viteve 1796-1798, është një fortesë Monument Kulture i kategorisë së parë.
Kalaja ka katër kulla shumëkëndëshe nëpër qoshet dhe murin që rrethon një sipërfaqe të gjerë, qe është një fortesë me përmasa të konsiderueshme.
Motra e Ali Pashë Tepelenës, Shanisha, u martua me një nga anëtarët më të rëndësishëm të familjes Libohova dhe kalaja ishte paja e Ali Pashës për të motrën.
Kalaja kishte një pozicion strategjik dhe kontrollonte gjithë luginën e Drinos.
Zona ku shtrihet qyteti ndahet nga disa përrenj në zona të veçanta shkëmbore në të cilat burojnë ujërat të ftohta të burimeve të Zhepes, te Lozes etj.
Në qendër te Libohovës ndodhet rrapi mbi 560 vjecar, një monument i rrallë i natyrës, i cili është i rrethuar nga rrepe të tjerë.
Gjithashtu, bien në sy, në qendër të qytetit, sarajet e bejlerëve të Libohovës. Sot kjo kala është objekt, ku turiste të shumtë e vizitojnë atë për historinë e saj dhe për kuriozitetin intrigues.
Shanishaja prehet në varrezat në jug të kalasë./ata