Kalvari i vuajtjeve të Qazim Rustemit, ish-kreut të Ballit Kombëtar në Libohovë
Me rastin e 70-vjetorit të lindjes (1943-2013) të Neim Rustemit, djali i Qazim Rustemit, i cili është nipi i heroit Avni Rustemi, studiuesi Osman Buzo bashkëbisedoi me të dhe në shkrimin e mëposhtëm na tregon kalvarin e vuajtjeve që përjetoi dhe vazhdon ende të përjetojë familja e heroit të popullit, Avni Rustemi.
Nga Osman Buzo
Halimi, vëllai i Avni Rustemit të famshëm, kishte djalë Qazim Rustemin i cili ishte martuar me Refie Lekon. Qazimi kishte mbaruar Zosimenë e Janinës dhe Normalen e Elbasanit. Punonte në administratën e Nën Prefekturës së Qytetit Libohovë dhe me që ishte në konflikt me mbretin Ahmet Zogu, si nip i Avni Rustemit, që mos e largonin nga puna, ndërroi dhe mbiemrin në Ristani. Qazimi pas pushtimit te vendit nga Italia Fashiste u zgjodh Kryetar i Ballit Kombëtar për Libohovën. Ai përveç urtësisë, ishte moderator i ekuilibruar, figurë intelektuale, pa asnjë njollë krimi. Ai kërkonte bashkëpunim me partizanët dhe u mundua të evitonte vëllavrasjen.
Por kjo nuk e frenoi aspak komandën partizane me orientim sllavo -grek, drejtuar nga Bedri Spahiu, për ta pushkatuar atë, pa gjyq, para portës së tij, më 30 Gusht 1943 bashkë me Kaso Rustemin, Nexhmije Rustemin e të birin Pullumb Rustemi. Nusja e Qazimit, Refua atë natë lindi fëmijën e tretë Qerimenë . Shtëpia e lyer me të zezë, nga nëna e Avni Rustemit në 1924 , në shënjë zije për vdekjen e tij, tani ishte shtrirë përdhe. Motra e Refies, Rakibeja, nuse në bejlerë, arriti në Gjirokastër me makinë ndërsa vazhdonte lufta kundër okupatorëve Italo -Gjermanë . Makina u nisë për Durrës nga bregdeti i Himarës dhe kur arritën në Qytetin e Vlorës në një postbllok të Ballit Kombëtar, u del përpara Hysni Lepenica kreu ballit. Hysniu ishte informuar për atë ngjarje, që kishin kurdisur partizanët në Libohovë, bisedon me të “venë”, u dha dy rrota me djathë kaçkavall e i përcolli.
Arritën në Tiranë në një shtëpi afër kinemasë 17 nëntori. Pas ca kohësh, u çuan tek shtëpia e Refik Resmes, ku u pritën njerëzisht. Jetuan edhe të rruga e Kavajës te parku i xha Tomës në katin e dytë. Në 1946 Refua, u martua sërish, me Medi Bilushin nga Filati .Tre të vegjlit e saj iu ngjitën nënës Safo, martuar me Halimin, vëllanë e Avni Rustemit. Neimi (djali i Qazimit, nip i Avni Rustemit), sot pensionist 73-vjeçar tregon, se kur u bë 12 vjeç hyri në një punë në “Shnum”, si korrier, që shpërndante postën por e larguan nga puna se ishte djali i Qazim Rustemit. Në atë familje patriotësh, Avni Rustemi, por edhe vëllai Fejzo Rustemi, ishin antarë të çetës së Çerçiz Topullit, luftëtarë që ndihmuan në pavarësinë Shqipërisë. Neimi mbaroi gjimnazin herë ditën e herë natën dhe gjeti punë si axhustator e llamarinist në 1958.
Ai kishte talent si valltar, prandaj e emëruan në teatrin e Operas dhe të Baletit deri në vitin 1960. Por nuk kaloi as një vit dhe i kërkuan përsëri biografinë. Partnerët si Zoica Haxho Artiste e Popullit, Veronika Mano, Eli Lefteri, Ëngjëll Tërshana, Enver Birko, pësuan zhgënjim. Dy vjet ushtar në repartin e Xhenjos e përsëri në uzinën Partizani, llamarinist, deri në daljen në pension. U martua me Shadijen dhe lindën Safon, Fatjonin, Vilmën dhe Vetjolën. Laleja , motra e madhe, punoi në Kombinbatin e tekstileve. Qerimeja, me shkollë pedagogjike të Tiranës punoi arsimtare në rrethinat e kryeqytetit. Pas vitit 1992 emigroi në Itali , u martua me një Italian, por s’ka fëmijë. Naimi, i biri i Qazimit, është sot, me një jetë, që ja imponoi, sistemi totalitar. Ata jetuan në një kasolle këtu në tiranë dhe tashmë pronarët e truallit, po i nxjerin në rugë mbasi nuk marrin dot as kredinë me interes 0, për të patur një shtëpi si gjithë të tjerët, se janë pensionistë dhe u larguan në Itali.