Kandidati i PD i përgjigjet Ramës: Do të rezervojmë funeral politik falas në 14 maj
Nga Adil Xhelili
Më 14 maj qytetarët e Libohovës u kanë rezevuar një funeral politik falas Ramës e fshesaxhies së tij dhe për këtë do të kenë një ceremoni dinjitoze ashtu siç u takon.
Turp i botës është të shkulësh burra e gra me urdhër politik për në mitingjet e dështimit.
Turp i botës është të angazhosh drejtues policie, ushtrie, institucionesh kundër bashkëqytetarëve të tu.
Turp i botës është të hedhësh para të pista në kohë fushate.
Turp i botës është të punësosh krimin për të blerë vota.
Turp i botës është të vendosësh vëllanë kundër vëllait.
Këto dhe shumë turpe të tjera janë damka që nuk ju lë të futeni në shtëpitë libohovite, dhe aty ku hyni vjedhurazi, ikni të turpëruar e pa e kthyer kokën pas.
Libohova ishte dhe do të jetë edhe pa ju, madje më mirë pa ju se e shpopulluat në mënyrë mizore.
Ndaj, sa më parë të zgjohemi nga këto ëndrrat tuaja që as vetë nuk i kuptoni, të bëjmë NDRYSHIMIN dhe të risjellim dinjitetin, punën, zhvillimin, jetën e vazhdimësinë!