Kandidati i PD në Libohovë: Do krijojmë një agjenci të veçantë për turizmin, do lehtësojmë lejet për stane, magazina e kapanone. Ndryshimi po troket
Nga Adil Xhelili
Vijojmë me parashtrimin e programit elektoral për mbështetjen e sektorit jetik të bujqësisë dhe blegtorisë si dhe agro-turizmin.
📌Krijimi i një stafi me kohë të plotë, agronom, veteriner, specialistë, pranë bashkisë për të ofruar ndihmesë falas për fermerët.
📌 Dhënia e lejeve për kullotë në mënyrë të barabartë për fermerët e zonës, parësore fermerët vendas dhe investimi i këtyre të ardhurave sipas përkatësisë së njësisë administrative.
📌 Investim vjetor në pastrim, sistemim, të kanaleve kulluese, mirëmbajtje dhe menaxhim i kanaleve vaditëse.
📌Rishikim i taksës së vaditjes, delegimi i kësaj takse vetëm për infrastrukturën bujqësore.
📌Lehtësim i dhënies së lejeve për stane, magazina, kapanone.
📌Vënia në dispozicion të fermerëve e tokave në pronësi të bashkisë me kontrata disa vjeçare dhe qira minimale sipas ligjit.
📌Lobim dhe ndihmesë për çdo qytetar që kërkon të investojë në agroturizëm.
📌Ngritja e një agjensie të veçantë me specialistë për zhvillimin e turizmit në zonë. Web site i ri financuar nga bashkia për promovim të resurseve turistikë, bujtinave, kulinarisë, folkut.
📌Panaire të përvitshme në Libohovë, Labovë, Zagori në dobi të turizmit dhe trashëgimisë kulturore.
📌Promovim dhe mbështetje financiare për artizanët e zonës, mbështetje në panaire kombëtare e ndërkombëtare
📌 Mbështetje e tur-operatorëve që promovojnë zonën, bashkëpunim me të gjitha njësitë e tilla që operojnë në qark.
📌Lidhje zyrtare me bashkitë fqinje dhe ato në Greqi,Itali apo kudo, për të promovuar paketa të përbashkëta të turizmit.
📌Mbështetje e iniciativave për turizëm malor me mjete dhe infrastrukturë.
NDRYSHIMI po troket!
Asgjë nuk na ndal nga ky mision!
Krah njerëzve të punës kurdoherë, larg politikës amorale e përçarëse ! Idetë do të fitojnë mbi recitimet e dështuara, më 14 maj çelim një pranverë të re!