Kandidati i PD-së: Ne ofrojmë një ekip këshilltarësh elitarë dhe shërbim derë më derë për qytetarët
Kandidati i PD-së së Sali Berishës për Libohovën, Adil Xhelili, thotë se ndryshe nga kundërshtarët që servirin propagandë, ai ka gati të detajuar një plan-program për çdo aspekt të jetës së bashkisë e po kështu një ekip këshilltarësh elitarë. Më poshtë reagimi i plotë i tij.
Më 14 maj qytetarët kanë mundësi të zgjedhin:
✅️një qeverisje ndryshe, transparente, të vërtetë
✅️një ekip këshilltarësh elitarë dhe përfaqësues të çdo njësie
✅️një shërbim për qytetarët derë më derë
✅️një staf të përkushtuar
✅️një ndarje pushteti në bazë njësie
Ndryshe nga kundërshtarët që në vend të programit u servirin njerëzve ende propagandën, ne kemi gati të detajuar një plan-program për çdo aspekt të jetës në bashkinë tonë.
Kurrë nuk do të vendosim interesin personal para atij qytetar, kurrë nuk do të jemi skllevër të politikës përçarëse, por dinjitozë dhe përbashkues.
Atyre që na kujtojnë borderotë u themi, të rishohin veten në borderotë e shoqërive, bordeve, komisioneve e deri tek listat e zeza të paligjshmërisë.
Ndaj të dashur qytetarë, ju ftojmë të votoni të lirë e të qetë për të patur në duart tuaja vendimarrjen për të ardhmen tonë.
Votoni nr.2️⃣ Adil Xhelili