Kandidati i PD-së për Libohovën: Do krijojmë lidhje të ngushta me bashki kufitare dhe binjakëzime me bashki të tjera
Nga Adil Xhelili
Identiteti ynë kombëtar është vlera më e çmuar e jona. Familjet libohovite, zagorite, nepravishnjote, labovite e të gjithë zonës mbarë kanë lënë gjurmë të thella në formimin e këtij identiteti që sot është i vakët ose i harruar.
Me shumë ngulm e djersë do të bëjmë:
✅️muzeun historik-etnografik të qytetit
✅️ridimensionim të monumenteve të Myfid Bej Libohovës dhe Avni Rustemit
✅️krijim i Panteonit të Heronjve
✅️rijetëzim të të gjithë monumenteve historikë të zonës
✅️projekt ambicioz për transformimin e zonës rreth Sahatit në Libohovë
✅️Mirëmbajtje dhe promovim i aseteve turistikë në Zagori, Labovë e kudo.
✅️Bashkëpunim të ngushtë me çdo operator turistik.
✅️Zyrë e veçantë për promovimin e Libohovës, lidhje të ngushta me bashki kufitare dhe binjakëzime me bashki të tjera.
✅️Mbështetje 100 % të festave lokale, panaireve në Çajup, Libohovë, Nepravishtë si mundësi bashkëpunimi e promovimi.
✅️Mbështeje financiare periodike për grupet polifonike, gazetat lokale të Libohovës e Zagorisë.
✅️Mbështetje dhe promovim nëpër panaire kombëtare e ndërkombëtare të produkteve të zonës sonë, artizanatit, qëndistarisë, kulinarisë etj.
Shumë punë na presin në dobi të komunitetit, me ta çdo ditë që të mos e lëmë vendlindjen të lëngojë.
Këta që i kishin të gjitha deri më sot dhe panë vetëm për vete, nuk i shpëton dot as mllefi që kanë për njeri-tjetrin e as mllefi ndaj nesh.
Të rikthejmë vlerat në duart Tuaja!
Votoni nr. 2️⃣ Adil Xhelili!