Kandidati për deputet i PS-së në Gjirokastër emërohet drejtor i ri i Postës Shqiptare
November 3, 2017

Drejtori i i ri Postës Shqiptare do të jetë Laert Duraj. Emërimi i tij është bërë ditën e sotme.
Duraj ishte kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër, duke mbuluar në mënyrë të veçantë qytetin e Tepelenës dhe Memaliajt, ku PS-ja mori një rezultat shumë të mirë elektoral në 25 qershor.
Ndonëse nuk është një person shumë i njohur publikisht, ai është pjesë e PS-së që prej fillimit të viteve ’90.
Duraj është një sipërmarrës i suksesshëm, me fokus të veçantë sektorin e arsimit të lartë, kryesisht
atë profesional.