Kandidatja e PD-së në Gjirokastër shtrëngon dorën me Mirela Kumbaron, njerëzit që kishte thirrur në takim i bëjnë urimin që vuri në siklet Entela Shehajn (FOTO)
Mirela Kumbaro është takuar në Ballaban me kandidaten e Partisë Demokratike, Entela Shehaj. Ishte takim i rastësishëm pasi të dy kandidatet ndodheshin aty në kuadër të fushatës elektorale. Por interesant në këtë rast është fakti se një prej atyre që ishte ulur në takimin me Entela Shehajn, ngrihet dhe i thotë Mirela Kumbaros: “Ty bravo të qoftë për ato që ke bërë, edhe 100 vjet të qëndrosh deputetete”. Kuptohet që sikleti më i madh në këtë rast ishte për kandidaten e PD-së, e cila sidoqoftë pati një shtrëngim duarsh me kundërshtaren e saj politike.
“Ne pazarin e Ballabanit u shkembeva me kolegen e listes se PD, zonjen Shehaj, ku pervec kenaqesise se shtrengimit te dores si pedagoge por edhe si gjirokastrite qe jemi, mora dhe mirenjohjen e drejtperdrejte te disa bashkebiseduesve te saj per punen e madhe qe kemi bere ne Permet e ne Kelcyre gjate qeverisjes socialiste? ✅Puna e #PartiseSocialiste? flet vete! ?Prandaj #VOTO12PS?”, shkruan Mirela Kumbaro teksa publikon edhe fotot nga takimi.