Kanë frikë nga Tatimet, biznesi në Gjirokastër bojkoton protestën kundër TVSH-së
April 10, 2018
Frikë për hakmarrje nga Tatimet, kundërshtimi i politizimit të kauzës, mungesë informacioni apo dorëzim para faktit të kryer. Me këto argumente nën zë tregtarët e vegjël në Gjirokastër nuk e ulën qepenin në orën 11:00 për t’iu bashkuar protestës kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Ndërkohë në disa qytete të tjera si Tirana, Shkodra, Korça e Fieri, protesta u mbështet nga tregtarët. Ata kundërshtojnë përfshirjen në skemën e TVSH-së. Protesta u mbështet edhe nga opozita. Qeveria nga ana e saj thotë se TVSH nuk shton detyrimet për biznesin e vogël, por do të çojë në një formalizim të tregut. Ndërkohë që tregtarët të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda tregjeve të bashkive, janë të përjashtuar nga TVSH-ja.