Kapen 20 klandestinë nga Iraku, Siria dhe Palestina pranë fshatit Glinë
May 18, 2015
20 shtetas, klandestinë nga Palestina, Iraku dhe Siria janë kapur ditën e djeshme në pikën kufitare të Kakavijës.
Klandestinët u kapën në vendin e quajtur kthesa e “Glinës” nga shërbimet Operacionale të Kufirit të D.R.K.M Gjirokastër. Ata kishin kaluar kufirin shqiptarë në mbrëmjen e 16 majit.
Pas identifikimit të tyre rezultoi se 4 shtetas ishin nga Palestina, 4 shtetas nga Iraku dhe 12 shtetas nga Siria. Midis tyre 3 ishin femra dhe 16 të tjerë rezultonin se kishin tentuar edhe herë të tjera të kalonin kufirin shqiptarë ilegalisht.
Ndërkohë nga Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër vijon puna për rikthimin vullnetar të tyre.