Kapen 520 kg kanabis, pranga 34-vjeçarit
Një sasi prej 520 kg kanabis janë sekuestruar nga policia nga dy operacione në Tepelenë dhe Kurvelesh.
Si rezultat i operacioneve në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit”, në Kurvelesh në një objekt të braktisur u kap ne flagrancë shtetasi Astrit Selmani, 34 vjeç, banues në Borsh, Sarandë.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar dhe 180 kg lëndë narkotike në proces tharje.
Gjithashtu nga operacioni i zhvilluar në fshatin Nivicë, në afërsi të rezervuarit, në dy kasolle u konstatuan bimë narkotike në proces tharje.
Nga kontrolli i ushtruar në këto dy kasolle u gjetën 310 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje si dhe bimë të kultivuara.
Bimët e kultivuara u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve.