Kapen 6 sirianë në Kakavijë, trafikanti nga Delvina u kishte marrë 300 euro t’i fuste në Shqipëri
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2015/05/kakavije.jpg)
Policia Kufitare Kakavijë gjatë patrullimit në kufirin jeshil ka evidentuar nëpërmjet kamerave termike në vendin e quajtur ‘’Mulliri’’ poshtë Kakavijës, disa persona, të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale nga kufirin shqiptar dhe po lëviznin drejt Gjirokastrës.
Pas ndalimit nga policia rezultoi se ishin 7 persona, nga këta 6 ishin shtetas sirianë dhe një shtetas shqiptar , i cili po i shoqëronte dhe i ndihmonte të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt shpërblimit.
Të gjithë këta persona janë shoqëruar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë ku u intervistuan.
Nga procedurat e intervistimit rezultoi se 6 shtetasit dirianë i kishte shoqëruar personi nga Delvina për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale kundrejt shumës 300 Euro.
Menjëhërë nga ana e Policisë Kufitare u bë arrestimi i shtetasit
Zija Çollaku, 47 vjeç, banues në Delvinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’’.