Kapen me drogë në kufi, dy të arrestuar në Kakavijë

tmp_20209-FB_IMG_1468158741308357215482Në datë 09.07.2016 në orën 20:25 nga Shërbim e Policisë Kufitare Kakavijë u evidentua një rast i Trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë të autobusit të linjës Tiranë -Athinë, në bagazhin e tij u konstatua një mobilje (tavolinë), brenda së cilës ishte krijuar një vend i fshehtë, ku u gjetën 6 pako të mbështjella me natriban, gjithsej 6.8 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Florian Gjoni, 29 vjeç banues në Fier, punonjës i agjencisë, pasi ky shtetas e ka nisur porosinë me autobus, të cilën pretendon se e ka marrë nga një shtetas tjetër të cilin nuk e njihte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”

Gjithashtu po në Kakavijë, pas disa orëve Policia Kufitare goditi një tjetër rast të Trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip ‘CADDY’ me targa AA 458 NV, që drejtohej nga shtetasi Flamur Omeri , 64 vjeç, banues në Patos, punonjësit e Policisë Kufitare kanë konstatuar në gomën rezervë dhe në brendësi të dy parafangove 14 pako të mbështjella me natriban me peshë 9.2 kg, lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Pesha totale e lëndës narkotike për të dyja rastet është 16 kg Cannabis Sativa, ku së bashku me automjetin ‘CADDY’ u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet proceduriale për arrestimin e dy shtetasve të sipërpërmendur u kryen nga Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike “.