Kapen në Virua me 58 kg kanabis në “BMW”, arrestohen dy gjirokastritët (Emrat)
Polica e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona pasi në automjetin e tyre gjeti 58 kg kanabis. Operacioni i koduar “Viroi” u finalizua në hyrje të qytetit të Gjirokastrës. Më poshtë njoftimi i policisë.
Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Viroit”, në hyrje të qytetit Gjirokastër, nga kontrolli që u krye në automjetin “BMV”, me targa A23 E 505, me drejtues shtetasin Petro Ngucaj dhe me pasagjer shtetasin Çelo Çelo, u gjet një sasi prej 58 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Petro Ngucaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër.
Çelo Çelo, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.