Kapen tre çanta me hashash në Pogon dhe 100 gram kokainë
August 31, 2016
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është gjetur pasditen e djeshme në kufirin Shqipëri-Greqi.
Mediat greke shkruajnë se është sekuestruar 22 kg kanabis sativa dhe 100 gram kokainë. Droga u gjet e fshehur në zonë të pyllëzuar në kufirin mes Janinës dhe zonës shqiptare të Pogonit.
Hashashi ishte ndarë në 21 pako të ndryshme dhe ishte vendosur në 3 çanta.
Asnjë person nuk është arrestuar, ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar trafikantët që kishin fshehur drogën në zonën e pyllëzuar.