Këpucari i njohur nga Gjirokastra, ku bënin porosi edhe profesorët francezë të Liceut të Gjirokastrës
Me dyqan të këpucëve me porosi në sheshin e Çerçizit gëzonte emrin e mjeshtrit, me klientë nga qyteti dhe krahinat që vinin për Pazar. Nga vitet 20 e tutje, në Gjirokastër e me gjerë, njihej jo vetëm nga vendasit por edhe nga të huajt, të cilët viheshin në radhë për një palë këpucë nga Rustem Shkurta.
Bashkëkohës me të, kanë lënë kujtime të mira për profilin e Usta Rustemit dhe punën e tij cilësore. Kanë thënë:
“Të dukurit dhe të diturit e qytetit” nuk e kursenin paranë. Në këpucarinë e tij porositnin këpucë edhe Profesoret Francez të Liceut, nga viti i themelimit 1923 e në vazhdim, deri afer viteve ’30. Porositnin tek ai se e dinin që punonte me lëndë të parë te sjellë nga italia dhe Greqia. Prodhonte modele bashkëkohore sipas modës dhe stinës. Kërkesa të shumta kishte në prag të festave, në Krishtlindje dhe Vit të Ri, Pashkët e Mëdha, festat e Bajramit, etj. Në dyqanin e tij dhëndurët që vinin edhe nga fshatrat zinin radhe për “kepucët e dasmës”.
Kështu ai mbajti emrin, zanatin dhe punën të ngritur në një periudhë kur Gjirokastra kishte Lice edhe me mësues te huaj, gazetë si “Demokratia”, shoqëri e grupe me intelektualë po dhe me një artizanat në rritje, zeje me profile të ndryshme, ashtu dhe me këpucarë të dëgjuar, sic ishte dhe kujtohet Usta Rustemi./gjirokastraonline