Kërkimet për naftë, flet kreu i Shoqatës ‘Zagoria’: Po rrezikohet shkatërrimi i natyrës (VIDEO)
Edhe parku kombëtar i Zagorisë rrezikohet nga dëmtimi dhe shkatërrimi për shkak të ndërhyrjes që do të kryhet në kuadër të një projekti për kërkimin e arit të zi.
Kryetari i Shoqatës Zagoria, Andon Pango, shprehet se këto shpërthime rrezikojnë të shkatërrojnë natyrën duke sjellë pasoja të pariparueshme.
Pango: Zagoria është zonë turistike, një zonë e mbrojtur. Më vjen çudi sesi qeveria shqiptare në një zonë të mbrojtur ka dhënë aprovimin për të bërë kërkime për hidrokarbure. Është një paradoks në këtë situatë. Me shpërthimet që mund të ndodhin nëntokë, janë të padëgjueshme, por ato ndikojnë shumë në ujërat nëntokësore. Natyra shqiptare po shkon drejt Kandaharit.
Shoqata ka vendosur ti bashkohet protestës HEC-it në Holtë nën motën se të dyja bashkë janë Shqipëri.
Nën thirrjen “jo naftë dhe jo digave”, ata apelojnë për çdo shqiptar që ti mbështesë në protestë.
Pango: Në Shqipëri protestat janë të “frikshme”. Shumë njerëz duan të shkojnë por nuk shkojnë se kanë frikë. Kjo protestë nuk bëhet as për PD dhe as për PS dhe as LSI, bëhet për Zagorinë, natyrën zagorite.
Parku Kombëtar i Zagorisë do të shërbejë si lokacion për studimin e kompanisë holandeze SHELL për gjetjen e rezervave të naftës.
Projekti parashikohet të nisë në pranverën e këtij viti, ndërsa debatet dhe kundërshtimet kanë nisur që tani.
Kjo zonë dallon për pasuritë natyrore dhe kulturore si dhe për shumëllojshmërinë e flourës dhe faunës së rrallë.
Zagoria është një zonë tepër e lakmueshme për turizminm natyror dhe kulturor./ora news