Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës, PD-LSI presin vendimin e Apelit, PS pranon përkohësisht Mimoza Çomon
Është zhvilluar sërish mes debatesh dhe mungesë dakordësie mbledhja e rradhës e këshillit bashkiak të Gjirokastrës. Pas mbledhjes së fundit kur 17 këshilltarë të majtë shkarkuan kryesinë e këtij këshilli të zgjedhur me votat e të djathtëve, që më herët kishin shkarkuar dy anëtarët e këshillit të qarkut, përfaqësues të këshillit bsshkiak, saga e shkarkimeve herë nga njëra palë e herë nga tjetra ka vazhduar edhe sot.
Të djathtët kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës administrative që u jepte të drejtë të majtëve, duke e cuar atë në apel. Nga ana tjetër, këshillarët e majtë kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës. Sipas tyre ndonëse mbledhja e sotme u zhvillua duke kaluar në votim të gjitha pikat e rendit të ditës, sipas kryetarit të grupit të këshilltarëve të majtë ajo është jolegjitime pasi drejtuesja e seancës nuk ka më asnjë të drejtë ligjore për të ushtruar detyrën e kryetares së këshillit
Krejt të kundërtën mendon kryetari I grupit të të djathtëve. Sipas tij do të duhet të pritet vendimi I apelit për ankimimin e vendimit të gjykatës administrative në mënyrë që të vendoset përfundimisht legjitimiteti I kryesisë së këtij këshilli.
Tre muaj më parë këshilli bashkiak i Gjirokastrës përmbysi raportet, ku koalicioni PD – LSI fitoi shumicën. Situate njohu një tjetër përmbysje pak ditë më vonë kur dy këshilltare të LSI iu bashkuan të majtëve. Lufta mes kampeve ka sjellë anormalitet në zhvillimin normal të këshillit bashkiak të Gjirokastrës, një pjesë e vendimeve të të cilit njohin zvarritje nga njëra mbledhje tek tjetra.