Kisha e Labovës, restaurohet çatia e hajatit
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër po kryen këto ditë ndërhyrje restauruese në Kishën e Labovës së Kryqit.
Konkretisht punimet po bëhen në çatin e hajatit të këtij objekti me vlera të rralla.
Vite më parë çatia e hajatit të kishës ishte bërë e re, por trarët e këtij të fundit, nuk janë lidhur me trarët e çatisë së vetë kishës, ata thjesht janë mbështetur mbi mur.
Kjo ka sjellë çarje në dy këmbët kryesore të hajatit nga pesha e çatisë. Ndërhyrja e bërë nga DRKK Gjirokastër e shmang këtë problem, por sidoqoftë Kisha e Shën Mërisë ka nevojë gjithashtu për një restaurim total.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka premtuar kohë më parë ndërhyrje në këtë monument kulture.
|Libohova Online|