Kishte mbjellë kanabis në shtëpi, pranga 61-vjeçarit nga Asim Zeneli
August 31, 2015
Nga ana e specialistëve të Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit:
Agron Danaj,61 vjeç, banues në fshatin “Asim Zeneli”, Gjirokastër. Ndalimi i tij u bë pasi: Më datë 30.06.2015, gjatë një kontrolli të ushtruar për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike,si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative , në banesën e tij,u gjetën dhe asgjesuan bimë narkotike e llojit cannabis sativa.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.