Kohë fushate/ Tavo bën një bamirësi në Përmet… merr dhe kamerën me vete (VIDEO)

Rei Roçi, është një 11-vjeçar nga Përmeti, djali i madh i familjes Roçi. Por për fat të keq është i prekur nga sindroma “West”, një sëmundje e rrallë dhe e pashërueshme  dhe ai e ka të pamundur të lëvizë apo të flasë. Një ditë më parë deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo vizitoi familjen e tij dhe i ofroi ndihmë.

Ndonëse ky është një gjest për t’u vlerësuar dhe përshëndetur, është lehtësisht e kuptueshme që bëhet edhe për efekt marketingu politik. Po afron fushata dhe politikanët patjetër që kërkojnë me ngulm të asociohen me histori të tilla njerëzore dhe të shfaqen si filantrop të kulluar, kur në fakt janë po këta politikanë përgjegjësit kryesor që familja e Reit dhe shumë familje të tjera s’përballojnë dot jetën, janë të papunë dhe të pashpresë.

Video-kronika më poshtë e transmetuar në një prej televizioneve që LSI kontrollon në Gjirokastër, e përforcon atë që thamë më sipër se qëllimi faktikisht është më shumë elektoral sesa thjesht bamirës. Deputeti hyn brenda në dhomë pasi operatori që filmon është futur më herët.

Më pas jepet momenti kur përshëndet fëmijën e sëmurë, për të vijuar me prononcimin e tij dhe në fund “detyrohet” të shfaqet para kamerës edhe nëna e fëmijës, e cila i uron suksese në karrierë deputetit.

A mos ndoshta do të ishte më mirë që i gjithëë ky gjest fisnik i Vangjel Tavos të bëhej thjesht pa bujë, pa kamera e regji? Sidoqoftë, përtej propagandës dhe shfaqjeve para kamerës thjesht për pak kapital politik, ka rëndësi që barra e familjes Roçi u lehtësua disi. Nëse dikush prej jush kërkon të kontribuojë për këtë familje, më poshtë keni numrin e kontaktit dhe numrin e llogarisë bankare të familjes.

Cel: 0692470270  (Bledi Roçi)

LLOGARIA BANKARE: Rei Roci: al73 2066 2017 0001 9004 6869 5001 1900-468695-001 Tirana Bank.

/ArgjiroLajm.net/