Kombëtarja ndëshkohet në fund, merr vetëm 1 pikë në “Elbasan Arena”
Në minutën e 38′ djemtë e De Biazit zhbllokojnë rezultatin duke shënuar të parët ndaj Danimarkës. Goli i shënuar nga Lenjani, ka ngritur në këmbë gjithë stadiumin “Elbasan Arena”.
Pas golit kuqezinjtë kanë forcuar sulmin, të mbështetur nga tifozeria e zjarrtë, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për tanët. Por në pjesën e dytë danezët arritën të barazojnë.Sfida Shqipëri-Portugali ka nisur në 20:45 sfida Shqipëri-Danimarkë, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit “France 2016” dhe për herë të parë luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Djemtë e De Biazit shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv, ndërkohë që mijëra tifozë brenda dhe jashtë Shqipërisë janë dyndur sot në Elbasan.
Ekipi De Biazit vjen pas një fitoreje të rëndësishme në transfertë përballë Portugalisë, ndërsa këtë mbrëmje kërkon fitoren e radhës me një kundërshtar tjerër, edhe më të fortë.
Nga stadiumi vjen një atmosferë super e zjarrtë e krijuar nga tifozët, sidomos pasi kombëtarja doli në avantazh. Një tifoz i zjarrtë mbetet edhe kryeministri Rama, i cili po e ndjek sfidën në tribunën VIP dhe gjatë gjithë kohës ka mbështetur nga rrjetet sociale futbollistët e kombëtares.
Në përfundim të pjesës së parë Rama shkruan në Twitter se të gjithë duhet të ngrihen në këmbë përpara fituesve të pjesës së parë “Te gjithe ne kembe per te percjelle me brohoritje ne dhomat e zhveshjes fituesit e pjeses se pare #ForcaShqiperia”.