Kone “çmend” grekët: Jam 100% shqiptar!

kfdsgnllFotoja me simbolin e shqiponjës nga mesfushori me origjinë shqiptare, Panajot Kone ka “çmendur” kombin grek.

Nacionalizmi helen nuk ka mundur ta durojë faktin e pamohueshëm që futbollisti i Përfaqësues Greke është Shqiptar. Menjëherë pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale të tifozëve greke, atyre shqiptar dhe komentet e medieve, ka reaguar dhe 27-vjeçari.

“Unë jam rritur në Greqi, mësova dhe u bëra futbollist. Unë luaj për ngjyrat që 10 vite, por nuk do ta mohojë kurrë faktin se jam shqiptar sepse do të ishte një nënvlerësim i madh për kombin e prindërve të mi”, ka thënë ai për mediet greke, shkruan “Superliga Shqiptare”. “Unë kurrë nuk jam ndjerë grek. Unë jam shqiptar dhe ju (për grekët) duhet të ma dini për nder që kontribuoj për kombëtaren tuaj”, ka përfunduar Kone, i cili është lojtar mjaft i rëndësishëm i Greqisë.

dhfakj