Konfirmohet rekordi historik: Shqipëria lë pas Francën. Jemi të 22-tët në Botë

Tifozet Kuq e Zi, gjate ndeshjes se futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Armeni, 2-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit./r/n/r/nAlbanian fans, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Armenia, 2-1, at the Elbasan Arena Stadium.
.

FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve për muajin gusht, ku Shqipëria rezulton në vendin e 22-të.

Në krahasim me renditjen e muajit të kaluar, kombëtarja kuqezi ka ngjitur 14 vende duke kaluar dhe Francën.

Ky është pozicioni më i mirë që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.

Nga ekipet në Grupin I të eliminatorëve për Evropian 2016 vetëm Portugalia (vendin 6) pozicionohet më mirë se kuqezinjtë.

Danimarka, e cila është e dyta në renditjen në grup qëndron në vend të 25-të.

Serbia mban vendin e 66-të, kurse Armenia në vend të 88-të.

Duhet veçuar se Serbia është ekipi që ka humbur më shumë pozicione, duke zbritur 23 vende nga renditja e muajit korrik.