Koronavirusi, shtrohet me urgjencë një infermiere në spitalin e Gjirokastrës
March 11, 2020

Një infermiere 59 vjeçare nga fshati Ballaban i Përmetit, është dërguar sot në spitalin rajonal të Gjirokastrës pasi gjendja shëndetësore e saj është përkeqësuar.
Infermierja kishte qendruar e shtruar prë 4 ditë në spitalin e Përmetit me shenja gripi, por sot gjendja e saj është përkeqësuar dhe është urdhëruar dërgimi në spitalin e Gjirokastrës.
Mësohet se në orën 12:00 është marrë kampion i gjakut dhe është dërguar për ti bërë analizat në Tiranë, për të vërtetuar nëse gruaja është e infektuar me koronavirusin COVID-19 apo jo.