KQZ gjobit Dragush Loglin
March 19, 2015
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka vendosur që të gjobisë 11 kryetarë komunash në vend, sepse nuk kanë respektuar afatet për dorëzimin e materialeve, ndërsa 11 të tjerë janë falur.
Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ-ja tha se ka miratuar vendimin “për vendosjen e sanksionit administrativ ndaj kryetarëve të Komunave, të cilët nuk kanë dorëzuar në KQZ të dhënat për Qendrat e Votimt së bashku me numrin përkatës të zgjedhësve”.
Për qarkun e Gjirokastrës rezulton i gjobitur me 50 mijë lekë të reja Dragush Logli, kryetar i Komunës Cepo. Ndërkohë i është falur gjoba Agim Damanit, kryetar i Komunës Ballaban.