Kreu i PD Gjirokastër: Festivali është i politizuar [VIDEO]
Festival i i Gjirokastrës është i politizuar. Deklarata është bërë nga kreu i demokratëve në Gjirokastër, sipas të cilit qeveria po e shfrytëzon për marrje votash në prag fushate.
Kryetari i PD në Gjirokastër: “Ishte një festival edhe më i politizuar se në atë kohë, se të paktën në skenë ne nuk kishim dekore të tipit sovjetik, por në një farë mënyre ishim më të përmbajtur. Dilte në pah më shumë folklori se sa mesazhet politike siç dolëm në festivalin e fundit. Më vjen keq për këtë.
Ndryshe mendon njeri prej gazetarëve të huaj që po viziton vendin tonë. Ka studiuar në Universitetin e Tiranës dhe për të Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe festivali është një mundësi që turistët të njohin traditat shptare të të gjitha trevave.
Gazetar nga Danimarka: “Unë jam një gazetarë i huaj për vizitë në Gjirokastër sepse dëshirojmë të njohim disa detaje nga turizmi.”
Sipas gazetarit nga Danimarka Shqipëria në keto vite ka ndryshuar jo vetëm nga pikëpamja politike, por edhe sociale e kulturore pasi qytetarët kanë më shumë të drejtë.
Gazetar nga Danimarka: “Ka disa progrese politike, prej periudhës që unë kam qenë në shqipëri, në vitin 1977. Ishte periudha e komunizmit. Sot konstatoj se ka më shumë liri shprehje. Tani njerëzit flasin hapur, por jam i shokuar nga niveli i lartë i korrupsionit.”
Këto deklarata gazetari danez i bëri gjatë vizitës në Antigone ku u njohën me bukuritë malore të vndit tonë. 12 gazetarët e huaj të ftuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit do të vijojnë Turin në Sarandë, Vlorë e Berat.