Kriminale! Të sëmurit nga Gjirokastra i ndërpresin ndihmën ekonomike (VIDEO)
Luksi i sarajeve te Surrelit i ka verbuar syte e mendjes Edvin Kristaq Rames, shkruan Berisha në një koment rreth një kronike të zërit të Amerikës për një banor nga Gjirokastra që mbahet me oksigjen por i kanë hequr ndihmën ekonomike. Ja kujt i kane nderprere ndihmen ekonomike, thotë duke ftuar të lexojnë kronikën dhe shikojnë videon.
“VOA – Amarildo Hysi është banor i Gjirokastrës dhe mbijeton duke marrë frymë me oksigjen për shkak të Azmës.
Tek po intervistohej nga “Zëri i Amerikës” bombula nuk lëshoi më oksigjen, pasi u boshatis. Amarildos i duhen rreth 30 dollarë në javë për të blerë oksigjenin. Por situata e tij financiare është vështirësuar pasi Autoritetet shtetërore ia ndërprenë ndihmën ekonomike, pasi aplikimi i tij dhe bashkëshortes nuk u zgjodh fitues nga sistemi elektronik që Shërbimet Sociale në Shqipëri kanë vënë në funksion prej një janarit të këtij viti. Ky sistem vlerëson me pikë dokumentacionin që familjet kanë dorëzuar për ndihmën ekonomike.
Vetëm në Qarkun e Gjirokastrës sistemi ka përjashtuar pjesën dërmuese të rreth 1800 aplikuesve ndërsa në të gjithë vendin mijëra familje nuk kanë arritur të përfitojnë ndihmën ekonomike. Në disa qytete banorët kanë reaguar me zemërim duke u kërkuar, si autoriteteve vendore dhe atyre qëndrore, të shohin situatën në terren. Drejtoritë e Shërbimit Social kanë pranuar problemet dhe u kanë bërë thirrje personave që nuk ishin përzgjedhur nga sistemi elektronik të riaplikojnë. Ndërkohë ende nuk ka një shpjegim nga autoritetet se si skema e mëparshme e ndihmës ekonomike që ishte në fuqi prej shumë vitesh u zëvendësua nga një sistem vlerësimi nga i cili rezultojnë përjashtime masive të familjeve që merrnin ndihmë ekonomike.”