Kryeministri Rama liron nga detyra Zamira Ramin
May 7, 2015
Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave janë liruara nga detyra 5 prefektë, të cilëve janë shpallur kandidatë në Bashkitë e reja për zgjedhjet e 21 Qershorit. Mes tyre është edhe Zamira Rami, e cila kandidon për Bashkinë Gjirokastër, si përfaqësuese e LSI-së. Pas zyrtarizimit të kandidaturës së Ramit, PD e Gjirokastrës kishte kërkuar dorëheqjen e saj nga posti i prefektes së qarkut.