Kryeministri Rama në Gjirokastër, inaguron maternitetin e ri (VIDEO)
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2016/06/rama-gjirookaster-spitali.jpg)
Kryeministri Edi Rama ishte dje në Gjirokastër për të inaguruar maternitetin e ri pranë spitalit rajonal “Omer Nishani”.
Gjatë fjalës së tij ai solli në vëmendje situatën absurde të pak kohëve më parë, që i detyronte nënat t’i sillnin në jetë fëmijët e tyre në vende të tjera.
“Ju e dini më mirë se unë, këtu sikur shkonin në spital lufte, me dritaret e mbyllura me plastmasë, pa xhama e pa korniza. Tani është bërë një maternitet komplet europian. Patjetër do të vazhdojmë hap pas hapi me të tjerat. Është një kantier i madh shëndetësia dhe ka nevoja të jashtëzakonshme, por hap pas hapi,” u shpreh Kryeministri.
Kryeministri shoqërohej ministri i Shëndetësisë dhe përfaqësues lokal të PS-së. Në vijim të ndalesës së tij në Gjirokastër, ai mori pjesë edhe në inspektimin e punimeve të aksit rrugor nga “Sheshi Çerçizit” deri në “Postbllok”. Turi i takimeve të tij në jug do të vazhdonte më pas në qytetin e Sarandës.