Kryepeshkopi Anastas Janullatos, kandidat për President në Greqi
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos është kandidat për postin e Presidentit të Greqisë. Mediat greke shkruajnë se kryeministri grek Aleksis Cipras do të propozojë për postin e Presidentit të vendit, Kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Shqiptare, hirësinë e tij Anastas.
Sipas gazetës greke “To Vima”, ditët e fundit po bëhen negociata intensive që Kryepeshkopi Anastas të pranojë propozimin e Tsipras për të qenë President i Greqisë.
Sipas gazetës, Kryepeshkopi i Shqipërisë është një person i veçantë, gëzon vlerësim të gjerë në Greqi, është një klerik i shquar i ortodoksisë, i cili do të japë një simbolikë të veçantë në zgjedhjet presidenciale dhe me siguri do të bashkojë vendin. Pavarësisht përgjigjes së Kryepeshkopit, media shkruajnë se është interesant fakti që TSipras nuk e ka vëmendjen te figurat thjesht politike, për postin presidencial.
Ndërkaq zëdhënësi i qeverisë i tha gazetës “To Vima” se nuk ka asnjë diskutim të tillë në qeveri lidhur me emërimin e Kryepeshkopit Anastas si President i Republikës.