Kryetari i Bashkisë Gjirokastër shkon në Kakavijë, shpërndan ujë për emigrantët që presin në radhë (FOTO)
August 14, 2020
Mbi 10 km është radha e automjeteve që presin për të kaluar kufirin me Greqinë në Kakavijë. Mijëra emigrantë presin mes vapës, me fëmijë të vegjël e me të moshuar. Kjo është një situatë e pazakontë që nuk ishte parë prej vitesh. Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi është parë sot paradite në rrugën nacionale duke shpërndarë shishe me ujë për emigrantët që presin aty. Radha e automjeteve ka shkuar deri në fshatin Jorgucat. Pala greke punon me dy sportele, si dhe iu bën tamponin çdo shtetasi që kalon kufirin. Orari i shërbimit është prej orës 06:00 deri ne orën 22:00. Ndërkohë pas tre ditësh do të aplikohen rregulla të reja. Kushdo që hyn në territorin grek, është i detyruar të karantinohet për 7 ditë.