Ksamil, turisti shqiptar nga Maqedonia shpëtohet nga mbytja
August 6, 2014
Një turist shqiptar nga Maqedonia fatmirësisht i ka shpëtuar mbytjes teksa po lahej në bregdetin e Ksamilit. Ngjarja është shënuar sot rreth orës 14:30 minuta. Shërbimet policore të kufirit të Sarandës kanë arritur të shpëtojnë 45 vjeçarin nga Shkupi Lukmu Curri. Turisti ndodhej me pushime familjarisht në Ksamil dhe ishte future në det në një largësi rreth 40 milje nga bregu, I ndodhur përballë ishujve të Ksamilit, raporton Koha Jone.
Mirëpo ngërçi I ka bllokur të dyja këmbët dhe për rrjedhojë nuk mund të kthehej dot në breg. Gomonia e shërbimet policor të kufirit të Sarandës që ishte instaluar në Ksamil për sezonin turistik ka parë burrin që kërkonte ndihmë dhe I është afruar dhe e ka shpëtuar.