Kthimi i emigrantëve, radhë të gjata në Kakavijë
January 5, 2016
Pika Kufitare e Kakavijës në Gjirokastër është përballur sot me një fluks të lartë daljesh të shtetasve shqiptarë që i drejtohen Greqisë pas festave të fundvitit.
Rradha e krijuar ka qenë e madhe, çka ka sjellë edhe nisjen e bisedimeve me palën greke, duke qenë se udhëtarët kanë udhëtuar sot drejt Greqisë, pasi në ditët e kaluara rruga Gjirokastër – Kakavijë ka patur prani dëbore.
Drejtues te palës greke janë takuar me ata te palës shqiptare për ti dhënë zgjidhje fluksit në rritje të automjeteve që i drejtohen kësaj pike kufitare që e lidh vendin me Greqinë.
Burime pranë policisë së Kufirit dhe Migracionit, bëjnë të ditur se nga data 1 e këtiij muaji ka patur vetem 5 raste për problemet me pashaportat e fëmijëve.