Kujtoni se erdhi vera? Mësoni çfarë ndodh me motin nga nesër e tutje
May 31, 2016
Pas disa ditëve me temperatura të larta në fundjavë i gjithë vendi pritet të përfshihet nga reshje lokale si dhe ulje të temperaturave.
Instituti i Gjeoshkencave parashikon që duke nisur nga dita e merkurë do nisin vranësirat të cilat në fundjavë do të shoqërohen me reshje lokale thuajse në të gjithë vendin.
Ndërkohë që temperaturat pritet të pësojnë një ulje me 4 deri në 5 gradë.
Përmirësimi i kushteve atmosferike si dhe rikthimi i motit me diell dhe me rritje temperatuarsh priten vetëm në fillim të javës së ardhshme.
Të gjithë ata qytetarë që kanë programuar të kalojnë fundjavën në plazh nuk do të mund ta shfrytëzojnë dot për shkak të kushteve të motit.