Kulmi i ndershmërisë te policia, nuk korruptohen as me 2 mijë lekë. Dy të arrestuar në Kakavijë
Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit :
Taulant Kuka, 33 vjeç, banues në Berat.
Bilbil Delibashi, 37 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi:
Në datë 21.02.2017, në afërsi të Piramidës 28, Kakavije, nga punonjësit e policisë kufitare u kapën shtetasit e mësipërm në tentativë të kalimit të paligjshëm të kufirit.
Në momentin e shoqërimit këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë një shumë prej 2000 lekë (të reja)punonjësit të policisë kufitare me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar në nenin 244 të Kodit Penal.