Kumbaro çon një tjetër investim në Dropull, restaurim edhe për Kishën e Peshkëpisë (FOTO)
Pas restaurimit të Kishës së Labovës së Kryqit, investim që ka nisur prej pak kohësh, një tjetër objekti kulti do t’i hapet rruga për restaurim.
Ministrja e Kulutrës, Mirela Kumbaro ka qenë në fshatin Peshkëpi të Bashkisë Dropull, për të parë nga afër Kishën e Shën Mërisë, një nga kishat më të vjetra por edhe fort e dëmtuar nga harresa dhjetravjeçare.
Kumbaro shoqërohej në këtë vizitë nga Profesor Arben Dervishaj dhe inxhinierë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, të cilët do të përgatisin projektin për restaurimin e kësaj kishe.
Restaurimi i Kishës së Peshkëpisë është një tjetër investim që shkon në territorin e Bashkisë Dropull. Ditë më parë ministrja Kumbaro njoftoi çeljen e financimit për ndërtimin e “Unazës së Pogonit”, projekt për të cilin ajo zhvilloi edhe një takim me kryepleqtë e zonës.
/Libohova Online/