Kumbaro dhe drejtoresha e ADISA Gjirokastër japin dhurata për fëmijët në nevojë (FOTO)
December 27, 2018
Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) në Gjirokastër sot kishte marrë një pamje tjetër. Përveç qytetarëve që kishin shkuar për shërbime të ndryshme, në ambientet e këtij institucioni ishte organizuar edhe një festë për fëmijët në nevojë. Atyre iu shpërndanë dhurata të ndryshme me rastin e festave të fundvitit nga drejtoresha Marsida Xarba. E pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës dhe deputetja e qarkut, Mirela Kumbaro, si dhe prefeketi Astrit Aliaj. Kumbaro dhuroi libra për fëmijët, si dhe zgjodhi të lexonte për ta disa pjesë nga libri ‘Princi i Lumtur’.