Kumbaro e Manastirliu në Gjirokastër: Sistem patronazhimi për spitalin ‘Omer Nishani’ (FOTO)
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizitoi sot pacientët e operuar në spitalin e Gjirokastrës nga ekipi i mjekëve të spitaleve universitare të Tiranës, në kuadër të sistemit të patronazhimit. Në një postim në Facebook, ministrja Manastirliu shprehet se “ndoqa nga afër punën e ekipit të mjekëve të spitaleve universitare të Tiranës, që kryen sot ndërhyrje të rralla gjinekologjike dhe ekografi të enëve të gjakut, shërbime që nuk kryheshin më parë në spitalin rajonal të Gjirokastrës”.
“Një falënderim i veçantë, bashkë me deputeten e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro Furxhi për mjekët e spitaleve universitare prof. Myftar Barbullushi, prof.asc. Arben Zenelaj, prof.asc. Eljona Demaliaj, dr. Fatjon Balla, dr. Ernald Zeqja, dr. Lorenc Buzo, dr. Spiro Damo që po angazhohen në Programin më të ri të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për fuqizimin e spitaleve rajonale”, shprehet Manastirliu.