Kumbaro e Xhaçka në Dropull, rindërtohet ura e shkatërruar nga përmbytjet
December 30, 2017

Dy ura në Delvinë e Dropull të dëmtuara gjatë përmbytjeve janë ndërtuar nga Forcat e Armatosura. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se 6 mijë banorë në 10 fshatra komunikojnë tani lehtësisht me pjesën tjetër të vendit.
Ministrja Xhaçka inspekton dy urat në Vanë dhe Përroin e Rrapishteve. Në Dropull Xhaçka shoqërohej nga ministrja Mirela Kumbaro
‘FA pranë komunitetit në ditë festash dhe në çdo ditë të viti. Që prej shtatorit kemi ndërtuar 10 ura bailey. Në 4 javë FA ka shpërndarë 800 ton ndihma për 4 mijë familje të dëmtuara nga moti i keq’, thotë Xhaçka.