Kumbaro: Si guxojnë të flasin për Gjirokastrën ata që s’i lanë kusure pa i bërë (VIDEO)
Ministrja e Kulturës dhe deputetja e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, ka folur sot në Kuvend për investimet në qytetin e gurtë.
“Dhe meqë flasim për Gjirokastrën do t’ju them dy fjalë pasi sapo inaguruam rilindjen e zemrës historike të Gjirokastrës. Një punë 3-vjeçare, që ja vlente t’i hynim. T’i hynim jo detit në këmbë, por t’i hynim Gjirokastrës nën lëkurë, që do të thotë nën gurë. Sepse lëkura e gurtë e Gjirokastrës ka duruar shekuj, por në dekadat e fundit ia kishim bërë plagë lëkurën. Kur guxojnë të flasin sot ata që nuk lanë kusur Gjirokastrës dhe e panë në atë derexhe, kjo është e tmerrshme”, tha Kumbaro nga foltorja e parlamentit.
Ajo solli në vëmendje shifrat e turistëve në vititn 2013 dhe ato të vitit 2018, duke theksuar se Gjirokastra ishte dhe mbetet prioritet.