Kush do të zëvendësojë Fullanin, ja 3 kandidatët e mundshëm
Vjedhja e 713 milion ë lekëve nga Banka e Shqipërisë, nën drejtimin e Ardian Fullanit, u shoqërua me aludimet se kush do të jetë emri që do të zëvendësojë numrin 1 të Bankës së Shqipërisë.
Tashmë që Fullani u shkarkua nga Këshilli Mbikqyrës, kuotimi i emrave që mund tiI zënë vendin 59 vjeçarit, bëhet edhe më interesant.
Arben Malaj
Një tjetër ish ministër Financash mund të jetë pasardhësi i Fullanit në Bankën Qendrore. Kandidatura e Arben Malajt, mund të marrë një konsensus edhe më të gjerë, sikundër e djathta, shprehu kritika për vendimarrjen e PS, për të mos e bërë pjesë të ekipit të ri parlamentar, në zgjedhjet e fundit.
Ai ka qenë ministër i Financave dhe ekonomisë, në periudha të ndryshme nga 1997-2005. Ai vlerësohet si njeriu që transformoi ekonominë shqiptare drejt një profile europian, pa krizës ekonomike që solli viti -97.
Ai ka drejtuar komisonet e ekonomisë e financave dhe është Doktor i Shkencave Ekonomike.
Shkelqim Cani
Surprizë mund të jetë edhe rikthimi i mundshëm në krye të Bankës së Shqipërisë, i Shkëlqim Canit, i cili ka mbajtur këtë detyrë nga 1997-2004. Në vitin 2000, ku ai mbante këtë detyre, u vodh thesari në Krrabë.
Aktualisht, Cani drejton Financat e vendit, megjithatë jo pak herë është lakuar si një minister që nuk i ka pasur të sigurta rrënjët e institucionit që drejton.
Anastas Angjeli
Në krye të listës, qëndron ish ministri i Financave, Anastas Angjeli, i rikthyer në jetën aktive politike, në zgjedhjet e 2013-ës, kur kryesocialisti Edi Rama e vuri në listën e kandidatëve për deputetë. Një zgjedhje jo pak e atakuar nga ana e opozitës.
Angjeli, vlerësohet si një nga njohësit më të mirë të ekonomisë shqiptare. Ai ka qenë drejtues i komisioneve kuvendore për çështjet ekonomike e financiare dhe Ministër i Ekonomisë, Ministër i Financave dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, për një periudhe të gjatë kohe gjatë tranzicionit. Nga muaji Korrik 2014 është zgjedhur anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve./Ora News