Kush është drejtuesi i Policisë Gjirokastër që mbrëmë aksidentoi një 59-vjeçar?
Mbrëmë është raportuar nga gazetari Elio Laze për një aksident pranë fshatit Krahës në Tepelenë, ku si pasojë mbeti i plagosur 59-vjecari Axhem Mërtiri.
Gazetari shprehej se i dyshuari kryesor për ngjarjen ishte një drejtues i Policisë së Gjirokastrës. Ndërkohë sot ka folur vetë i plagosuri Axhem Mertiri, i cili thotë gjithashtu se automjeti që e përplasi i përket titullarëve të policisë së Gjirokastrës. Sipas tij makina ka qenë e tipit ‘BMW’ Seria 1, ngjyrë e bardhë.
Mertiri, aktualisht i shtruar në spitalin e Fierit, ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes, e cila sipas tij nuk po bëhet në mënyrën e duhur.
Në deklaratën e dhënë për ‘News 24″‘ Mërtiri ka treguar se zotëron pamje filmike, të marra nga kamerat e sigurisë së një lokali pranë vendit ku ndodhi aksidenti, dhe ku tregohet qartë se cili është automjeti dhe drejtuesi i tij.
“Më kanë përplasur me makinë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dyshoj se është një titullar i policisë së Gjirokastrës”, tha Mërtiri.
Ndërkohë, ngjarja është komunikuar dhe nga policia e Gjirokastrës:
“Në aksin rrugorë Levan- Tepelenë, në hyrje të fshatit Lulëzim, një mjet i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin A.M, 59 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Civil Fier dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, shkruhet në deklaratën zyrtare të policisë.
59-vjeçari i aksidentuar, së bashku me familjarët e tij kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen përpara drejtësisë së autorit./ArgjiroLajm.net/