Kush është gruaja që futi në kurth kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi
October 27, 2016
Gazetari Saimir Kodra ka treguar sot në emisionin “Opinion” peripecitë që ka hequr gruaja së cilës kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi i kërkonte favore seksuale.
Kodra tha se gruaja është rreth të 40-tave dhe se ajo ka dy fëmijë. Sipas Kodrës, ajo pati bërë një kontratë fiktive me ishvjehrrën për një banesë trekatëshe dhe më pas hapi çështje gjyqësore.
Ajo iu drejtua gjyqtarit në fjalë, pasi ishte mik i babait të saj. “Që në momentin e parë ai palogjyqtar i ka kërkuar favore seksuale”, tha Kodra.
“Ajo ka pasur një persekutim të tmerrshëm. Regjistrimet janë shumë. Ne kishim 1 orë e gjysmë regjistrime. Ajo është përballur me një dhunë të tmerrshme psikologjike dhe e regjistroi gjyqtarin dhe ai e kërcënoi më pas”, tha Kodra.